Tyson rrah një pasagjer në një avion, që doli të ishte fans i tij

Mike Tyson u pa duke goditur me grushta një pasagjer në një fluturim nga San Francisko në Florida të duke e lënë burrin të gjakosur në ballë.
Pamjet e telefonave celularë, të siguruara nga “TMZ”, tregojnë ish-kampionin e peshave të rënda duke goditur një tifoz të supozuar tepër të etur të ulur direkt pas tij.
Një dëshmitar thotë se burri dhe një shok e përshëndetën legjendën 55-vjeçare të boksit teksa hipën në aeroplan dhe madje u fotografuan me Tyson.
Tyson shpejt u lodh nga angazhimi me fansin dhe thuhet se i kërkoi të hesht.
Kur burri vazhdoi të fliste, Tyson më pas u ngrit, u kthye dhe i hodhi disa grushta në fytyrë të burrit.
“Hej, hej, hej, hej, hej Majk, hajde, ndalo atë”, dëgjohet duke thënë një dëshmitar në pamjet e celularit.
Një tjetër video nga fluturimi tregon pasojat e incidentit, me burrin që mbante gjurmë gjaku në ballë.
“Djali im sapo u rrah nga Mike Tyson”, tha burri që xhiron videon.
“Po, ai u grind. Thjesht duke u përpjekur për të kërkuar një autograf. Nuk e di çfarë ka ndodhur”, kishte thënë ai.
Përndryshe, kjo nuk është hera e parë që Tyson përfshihet në zënka të tilla.
Kjo, ndoshta si pasojë e karakterit të tij gjaknxehtë, diça që është parë edhe në ring. /Shqip.com