Sport Ndërkombëtar

Tyson: Kur luftoja me moshatarët e mi – qanin, pastaj luftoja me babanë e tyre

Mike Tyson

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Mike Tyson nuk ka pasur një fëmijëri të lehtë.

Tyson – në një intervistë për “ValuEntainment” – të dhënë në vitin 2021, kishte treguar se kur përleshej me moshatarët e tij, pastaj luftonte edhe me babanë e tyre.

“Duhet të kem pasur tre ose katër zënka në rrugë në ditë. Kur luftoja me moshatarët e mi, ata qanin, shkonin në shtëpi dhe merrnin luftëtarin e tyre. Pastaj, unë luftoja me babanë e tyre”, tregoi ai fillimisht.

Mike Tyson would have sex before walking out for fights, says former driver  - REDACAOEMCAMPO
Mike Tyson

“Beteja ime e parë, një djalë mori një nga pëllumbat e mi. Kështu që unë thashë ‘të lutem, ma kthe zogun tim’. Ai ishte një djalë më i madh, unë duhet të kem qenë 9 vjeç,  ai ishte një adoleshent. Ai hoqi kokën e zogut tim dhe më goditi me zogun. Dhe një djalë që më ngacmonte më tha ‘lufto kundër tij’. Unë luftova. Unë kurrë nuk kisha luftuar me askënd më parë.

Aty e kuptova se mund të luftoja shumë mirë, kështu që pas kësaj, të gjithë do të sillnin fëmijë të tjerë nga lagje të ndryshme për të më luftuar për para. Unë nuk jam u mburrur.Unë kam qenë thjesht një luftëtar i mirë”, shtoi ai.

Mike Tyson Needed Pre-Fight Locker Room Sex Before Fights, Says Friend
Mike Tyson

“E gjithë jeta ime ka qenë e dhunshme dhe nuk jam person i dhunshëm. A nuk është çmenduri?”

Tyson pati një karrierë të jashtëzakonshme.

Ai ishte boksieri më i ri që fitoi titujt e Shoqatës Botërore të Boksit, Këshillit Botëror të Boksit dhe Federatës Ndërkombëtare të Boksit.

Ranking Mike Tyson's Greatest Moments | Bleacher Report | Latest News,  Videos and Highlights
Mike Tyson

Në vitin 1988, Tyson u bë kampioni linear i peshave të rënda pasi mposhti Michael Spinks në një meç – që zgjati vetëm 91 sekonda.

Gjatë gjithë karrierës së tij si profesionist – ai regjistroi 50 fitore (përfshirë 44 KO) dhe gjashtë humbje. /Shqip.com