Lajme

Turqia mirëpret arritjen e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë

Ministria e Jashtme turke thotë se do të mbështesë të gjitha nismat që synojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Përmes një njoftimi, nga Ministria e Jashtme e Turqisë thotë se shpreson që palët të respektojnë plotësisht dispozitat e marrëveshjes në fjalë dhe të arrijnë rezultate konkrete në periudhën e ardhshme.

“Ne mirëpresim që në vazhdën e arritjes së marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel më 27 shkurt 2023, në kuadër të udhërrëfyesit të Bashkimit Evropian, liderët e Kosovës dhe Serbisë ranë dakord për zbatimin e aneksit të lartpërmendur me marrëveshje më 18 mars 2023 në Ohër. Shpresojmë që palët të respektojnë plotësisht dispozitat e marrëveshjes në fjalë dhe të arrijnë rezultate konkrete në periudhën e ardhshme”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme turke.

Më tutje në deklaratë thuhet se Turqia ka kontribuar në këtë proces.

“Vendi ynë ka kontribuar në proces, veçanërisht në çështjen e shpërndarjes së energjisë elektrike. Presidenti ynë së fundi ka pasur takime të ndara me presidentin serb Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Kurti. Si Turqi, ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha iniciativat që synojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosova dhe Serbia”, thuhet në njoftim.

/Shqip.com