Sport Ndërkombëtar

Turqia – e ardhmja e Icardit

Mauro Icardi

Në Paris Saint Germain – ka mbetur i ulur në stol – dhe nga aty po i shikon Messin, Neymarin e Mbappen duke shkëlqyer.

Karriera e Mauro Icardit ka pësuar një rënie drastike.

Sulmuesi argjentinas ëshët afër transferimit në Turqi – te Galatasaray – sipas Mundo Deportivos.

Madje – medium spanjoll shkruan se Icardi do ta përfundojë transferimin te Galata – në këtë javë.

Mauro Icardi – në stol

Shtatgjati që dikur konsiderohej si një nga më të mirët në botë në pozitën e  tij – ka harruar herën e fundit kur është ftuar nga kombëtarja e Argjentinës.

Në sezonin e fundit – të Ligue 1, ai shënoi vetëm katër gola.

Ndërsa, në total – në tri sezone – rrjetën e ka tundur vetëm 23 herë./Shqip.com