Sport Shqiptar

Turniri bëhet “mollë e sherrit” për yllin e Prishtinës

Mendurim Hoti

Superliga tashmë – ka javë që i ka mbyllur perdet.

Por, disa futbollistë nuk po pushojnë – duke qenë aktiv në turnire të ndryshme.

Pikërisht një turnir është bër mollë e sherrit për futbollistin e FC Prishtinës, Mendurim Hoti.

Video:

Në një video e cila është shpërndarë në Facebook – Hoti shihet duke pasur një përleshje fizike me një person (të panjohur) .

Hoti ka vite që është ndër sulmuesit më të dalluar në Superligë e Kosovës.

Në të kaluarën ai ka qenë kampion me Feronikelin, ndërsa ka luajtur edhe në garat evropiane./Shqip.com