Sport Shqiptar

Turneu Ndërkombëtar i Futbollit në Prishtinë: 2 Korriku, Llapi dhe Beshiktash triumfojnë, një ndeshje mbyllet baras

Turneu Ndërkombëtar i Futbollit në Prishtinë ka vazhduar sot me ditën e dytë, që njëkohësisht ka shënuar ditën e ndeshjeve të xhiros së dytë të grupeve.

2 Korriku e Ballkani e nisën ditën e sotme me një ndeshje shumë të “luftuar”, që në fund i takoi “verdhebluve” pasi arritën fitore me rezultat 3:1, me golat e Gashijan, Sylës dhe Sylejmanit.

E radhës si ndeshje ishte ajo në mes të Vllaznisë dhe Rabotničkit, e cila ishte ndër më të bukurat e këtij turneu deri tani, por që në fund u mbyllë pa fitues, ndonëse ekipet realizuan nga një gol, por që asnjërit prej tyre nuk i mjaftoi për fitore.

Ndeshja e tretë e ditës ishte ajo ndërmjet ekipeve kosovare, Llapi dhe Trepça, e cila u mbyllë në të mirë të skuadrës “llapjane” me rezultatin 1:3, e cila me këtë fitore ka siguruar vendin në ndeshjen për vendin e tretë, njofton klubit i 2 Korrikut, shkruan Shqip.com.

Krejt në fund, ndeshja përmbyllëse ishte ajo Beşiktaş – Shkëndija, e cila njëkohësisht bëri të ditur ekipin e parë finalist, që është Beshiktash, pas fitores së merituar me rezultat të pastër 2:0 kundër “tetovarëve” të Shkëndijës.

Turneu nesër do ta ketë ditën e tretë, dhe me ndeshjet do të nisë nga ora 10:00, kur edhe do të ndeshen dy skuadrat shqiptare, 2 Korriku e Vllaznia.

/Shqip.com