Lajme

Turistja e huaj shpëtohet në malet e Pejës

Pamje nga aksioni

Shoqata e Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës me një postim në rrjetin social Facebook, thanë se pasi kanë pranuar një informatë se një shtetase e huaj është lënduar në malet e Pejës në vendin e quajtur ‘Shtegu i Mushkave’ dhe nuk po mundet të ecë, e menjëherë i kanë dalë në ndihmë.

Nga kjo shoqatë thanë se së bashku me qytetarët e kanë bërë evakuimin e të lënduarit i cili ndodhej në një lokacion mjaft të papërshtatshëm.

Ata thanë se përveç lokacionit të papërshtatshëm edhe lëndimi i qytetarit ishte i komplikuar dhe e kishte të pamundur lëvizjen, dhe për këtë arsye me kërkim shpëtuesit së bashku me një organizatë të njëjtë nga Peja, kanë bërë të mundur që ky qytetarë të arrijë deri te institucionet shëndetësore.

Por, për të tejkaluar të gjithë këtë sfide, nga kërkim-shpëtimi kishin improvizuar një urë me litarë dhe lëvizje me barkë mbi lumi ‘Lumbardh’.

Gjithashtu është bërë e ditur se personi i lënduar i dorëzohet stafit mjekësor të Spitalit të Pejës.

/Shqip.com