Lajme Botë

Turisti përdhunon dhe vret studenten në kështjellën e “Hirushes” (Foto)

Një turist amerikan është akuzuar për përdhunimin dhe vrasjen e një studenteje, e cila vdiq pasi u hodh në një luginë në kështjellën ‘Hirushja’ në Gjermani. Troy Bohling u zbulua gjithashtu se kishte pornografi me fëmijë në telefonin dhe laptopin e tij pasi u arrestua në skenën e incidentit të tmerrshëm. 31-vjeçari është akuzuar për vrasjen e 21-vjeçares Eva Liu.

Ai akuzohet edhe për tentativën e vrasjes së shoqes së saj 22-vjeçare Kelsey Chang. Dy të sapodiplomuarit amerikanë ishin takuar me Bohling teksa vizitonin një nga pikat turistike më të famshme të Gjermanisë, kështjellën Neuschwanstein në Bavari. Ngjarja ndodhi në qershor dhe Bohling, nga Lincoln Park, Michigan dhe u arrestua menjëherë në vendngjarje.

Në përputhje me ligjin gjerman, ai nuk është identifikuar zyrtarisht nga policia, por burimet dhanë emrin e tij si Bohling. Turistë të tjerë dëshmuan sulmin dhe më vonë filmuan Bohling ndërsa ai u largua në pranga në duar. Një deklaratë nga zyra e prokurorit thuhet se Bohling nuk i kishte takuar kurrë dy gratë përpara se të takohej me to në një shteg ecjeje me pamje nga e gjithë kështjella, e cila ka qenë frymëzim për kështjellën e Hirushes së Disney.

Pasi i joshi ato nga një shteg ecjeje, ai u hodh mbi zonjushën Liu dhe e hodhi atë në tokë ku u përpoq t’i griste rrobat dhe të kryente ‘akte seksuale’, sipas deklaratës. Kur shoqja shkoi ta ndihmonte, ai e hodhi atë në një shpat të pjerrët ‘duke e ditur se ajo do të lëndohej për vdekje’, shkruan Mail.

Më pas ai përdhunoi dhe mbyti zonjën Liu përpara se ta hidhte trupin e saj poshtë shpatit ku u përplas me një pemë. Liu vdiq nga plagët, ndërsa shoqja e saj mbijetoi me një dëmtim në kokë dhe mavijosje. Të dyja gratë u dërguan me ambulancë ajrore në spital ku Liu u shpall e vdekur. Në kuadër të hetimeve, policia ka sekuestruar laptopin dhe celularin e të dyshuarit ku ka gjetur pornografi për fëmijë. Sipas ligjit gjerman, Bohlin nuk ka pranuar fajësinë dhe është ende në paraburgim.

/Shqip.com