Kulturë

Turisti amerikan thyen statujat e lashta në Vatikan pasi iu mohua një takim me Papën

Një turist amerikan theu dy statuja 2000-vjeçare pasi iu refuzua kërkesa për të folur me Papa Françeskun gjatë vizitës në Muzeun Chiaramonti të Vatikanit.

Burri i pakënaqur e drejtoi zemërimin e tij drejt një busti të lashtë, i cili u rrëzua në dysheme. Duke u larguar nga vendi i ngjarjes, ai ka dëmtuar edhe një skulpturë tjetër në Romë, raporton Artnews.

“Personi që rrëzoi statujat u ndalua nga policia e Vatikanit dhe iu dorëzua autoriteteve italiane”, thuhet në një deklaratë nga Vatikani.

“Tani ekspertët po peshojnë dëmin dhe po vazhdojnë të rikuperojnë fragmentet për restaurim të menjëhershëm”.

Ndërsa është e paqartë se çfarë dëshironte të diskutonte turisti me Papën, të dy veprat e artit aktualisht po i nënshtrohen konservimit.

Chiaramonti mban rreth 1000 skulptura, shumë prej të cilave janë buste. Më i dalluari prej tyre është Augusti i Prima Porta (20 pes), një statujë mermeri e plotë e perandorit të parë romak.

Stafi i muzeut do të marrë gjithashtu trajnime të vazhdueshme se si të trajtojnë këto lloj grindjesh. Javën e ardhshme, do të ketë gjithashtu një takim kushtuar diskutimit të masave të sigurisë ndërsa Kisha Katolike përgatitet për festimet e saj të ardhshme jubilare në 2025.

/Shqip.com