Sport Ndërkombëtar

Turan nis aventurën si trajner

Arda Turan ka nisur një rrugëtim të ri. Ish-sulmuesi i njohur turk, i cili u tërhoq nga futbolli në shtatorin e vitit të kaluar, është gati të nisë karrierën si trajner.

Ka qenë klubi i Eyupsporit që i ka besuar drejtimin e bankinës, ndërsa debutimi i Turan pritet të vijë këtë të diel në ndeshjen që skuadra e tij do të luajë ndaj Goztepe.

Ky do të jetë klubi i parë që Turan drejton në karrierën si trajner, teksa Eyupspor militon në ligën e dytë turke dhe mban vendin e tretë në kualifikim, duke qenë pretendent për t’u ngjitur në elitën e futbollit.

Kapiteni i Eyupspor është mesfushori Ryan Babel, me të cilin Turan ka luajtur për plot 24 ndeshje te Galatasaray në sezonin 2020-2021, ndërsa tani do të bashkohen sërish, por jo më brenda vijave të fushës.

/Shqip.com