Sport Ndërkombëtar

Tunizia po fiton ndaj Francës  

Franca po takohet me Tunizinë në rrethin e tretë të Grupit D në Kampionatin Botëror, shkruan Shqip.com.

Tunizia ka shënuar golin e epërsisë në ndeshje kundër Francës. Wahbi Khazri shënoi në minutën e 58-të për rezultatin 1:0.

Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar pa gola (0:0).

Ndeshja ka filluar në ora 16:00, do të luhet në stadiumin “Education City Stadium”.

Franca luan në këtë takim me shumë komoditet, pasi tashmë kanë siguruar vendin e parë dhe kalimin në 1/8 e finales.

Në anën tjetër, Tunizia duhet të shpresojë në mrekulli dhe t’i mposhtë Gjelat me rezultat bindës, duke shpresuar në anën tjetër që Danimarka të mposhtë Australinë, por jo më shumë se një gol dallim.

/Shqip.com