Lajme

Tuneli afër liqenit të Ujmanit lirohet për qarkullim

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar është liruar tuneli afër liqenit të Ujmanit që ishte i bllokuar.

Ai ka shkruar se bllokimi i tunelit afër pendës së liqenit të Ujmanit ishte një nga problemet që kanë hasur, dhe për një kohë shumë të shkurtër kanë arritur që ta lirojmë për qarkullim.

Tutje, ministri Aliu ka theksuar se një nga prioritetet e ministrisë që ai e drejton është zgjidhja e problemeve në objektet e infrastrukturës kritike.

/Shqip.com