Rozë

Tuna reagon ashpër ndaj Patrisit: Fëmija në spital, ai bën hiking

Këngëtarja Tuna Sejdiu dhe Patrisi Berisha janë ndër më të komentuarit në mediat rozë.

Duket se ata kanë ndarë sërish rrugët, pasi Tuna ka reaguar ashpër ndaj tij në rrjetin social Instagram,

Një ditë pasi tregoi se djali është në spital, këngëtarja ka bërë reagime ndaj ish partnerit, i cili nuk ishte afër djalit në ato momente.

“Kushdo mund të ketë fëmijë dhe ta quajë veten prind. Një prind i vërtetë është ai që e vendos atë fëmijë mbi nevojat dhe kërkesat e veta vetjake”, ka postuar ajo.

Ndërsa, kjo nuk ka mjaftuar, ajo ka bërë edhe një postim të dytë.

“Baba që bën hiking teksa fëmijët e tij janë të hospitalizuar”, thuhet në postimin tjetër të Tunës.

Kjo nuk është hera e parë që ata të dy kanë probleme të tilla, e që Tuna nuk ngurron t’i bëjë edhe publike.

/Shqip.com