Rozë

Tuna nis inciativën humane në Siri

Altuna Sejdiu,

Këngëtarja e njohur, Tuna Sejdiu është bërë pjesë e organizatës zvicerane “For Children Smile”, për t’u dalë në ndihmë fëmijëve në nevojë.

Ajo së bashku më këtë organizatë kanë filluar iniciativën e saj, ku destinacion kanë Sirinë.

Këngëtarja nga Maqedonia do të takojë fëmijët me nevojë në vendet e shkatërruara nga lufta.

Ajo mes tjerash ka ndarë edhe disa pamje në rrjete sociale, saktësisht në Instagram – aty ku numëron mbi 500 mijë ndjekës.

Angazhimet e Tunës në humanizëm vijnë pas një vere të qetë marrë parasysh që këtë vit ishte më pasive me mbrëmje e ahengje muzikore.

Në anën tjetër, Tuna ka dy fëmijë me muzikantin, Patris Berisha të cilët një kohë ishin të ndarë por marrëdhënia e tyre tashmë është rregulluar./SHQIP.com