Rozë

Tuna flet për gjendjen shëndetësore të djalit të saj

Këngëtarja Tuna Sejdiu gjatë ditës së djeshme ka reaguar ashpër ndaj ish-bashkëshortit të tij Patrisit.

Një ditë pasi ajo tregoi se djali i saj është në spital, këngëtarja ka bërë reagime ndaj ish partnerit, i cili nuk ishte afër djalit në ato momente.

“Baba që bën hiking teksa fëmijët e tij janë të hospitalizuar”, kishte shkruar Tuna në Instagram.

Por, pas kësaj ajo gjatë ditës së sotme ka treguar se djali i saj, Tiani është shumë mirë dhe po rikuperohet.

“Tiani është duke u ndjerë më mirë, faleminderit njerëz për të gjithë mbështetjen që keni dhënë. Zoti ju bekoftë”, ka shkruar ajo.

/Shqip.com