Sport Ndërkombëtar

Tuchel reagon ndaj shortit kundër Real Madridit

Trajneri i Chelseat Thomas Tuchel, në konferencë për media

UEFA të premten ka herdhur shortin e çerekfinalistëve të Ligës së Kampinoëve, nga ora 12:00 në shtëpinë e futbollit europian në Nyon të Zvicrës.

Ndeshje të forta pritet të luhen, por kryendeshja pritet të jetë midis Chelseat dhe Real Madridit.

Kampioni në fuqi mposhti madrilenët në gjysëmfinale, me rezultat të përgjithshëm 3:1.

Pamje nga ndeshja mes Real Madrid dhe Chelsea, në “Bernabeu”

Më meritori për këtë sukses të ekipit nga Londra, ishte padyshim Tomas Tuchel, pasi e zëvendësoi Lampardin si trajner, në gjysmë të sezonit të kaluar.

Tekniku gjerman, në një konferencë për media, u shpreh për ballafaqimin që e pret skuadrën e tij.

“Një (ndeshje) e vështirë. Sfida nuk kishte si të ishte më e lartë, kur luan ndeshjen e dytë me Bernabeun e mbushur plot”

“Një sfidë shumë e madhe, por ekziston ngazëllim tek ne për ndeshjen”, tha 48 vjeçari, duke deklaruar se është mirë të luash një skuadër europiane, pasi siç shtoi ai nuk do të ishte kështu nëse do të luanin me skuadra të nivelit vendor.

Fituesi i ketij takimi do të përballet me fituesin e ndeshjes Atletico Madrid – Manchester City, skuadra këto që u mposhtën nga “The Blues”, sezonin paraprak ku edhe u shpallën kampion për herë të dytë në histori.