Tuchel për Lukakun: Martesa nuk ka shkuar mirë
Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel ka folur për performancat e Romelu Lukakut te klubi londinez.
Thomas Tuchel pranon se “martesa” e Chelseat me Lukaku nuk ka arritur të japë shpërblime deri më tani, por ka theksuar se fati i sulmuesit mund të ndryshojë.
“Ne nuk mund të fajësojmë Romelu,” tha Tuchel përpara udhëtimit të ekipit të tij në Southampton këtë fundjavë. Ndër të tjera, ai hyri në 3-1 [poshtë], edhe nëse më pas humbi një shans të mirë. Lukaku nuk na destabilizoi. Ai është profesionist dhe së fundmi është stërvitur shumë mirë. Ne e blemë atë sepse besuam dhe besojmë në të. Sigurisht, martesa nuk ka shkuar mirë deri më tani. Duhet ta pranojmë. Por nuk ka mbaruar – në futboll gjithçka mund të ndryshojë në një çast”, tha ai.
Reprezentuesi belg u kthye në Stamford Bridge verën e kaluar pas një periudhe të suksesshme me Interin në Serie A, por deri më tani nuk ka arritur të përballojë zhurmën që paralajmëroi ardhjen e tij./Shqip.com