Sport Ndërkombëtar

Tuchel: Ne duhet të rritemi në detaje

Thomas Tuchel

Lojën e fundit të fazës së grupeve do e zhvillojnë në Rusi.

Chelsea do luajë në udhëtim te Zenit Petersbug, sonte me fillim nga ora 21:00.

Skuadra londineze vie nga një humbje që e pësoi  në Premierligë prej West Hamit, kurse trajneri, Thomas Tuchel është i uritur për të dalë fitues.

“Ne duhet të rritemi në detaje dhe të bëjmë punën tonë sipas standardeve tona. Ne duhet ta bëjmë këtë në nivelin më të lartë dhe ta bëjmë atë pa pushim.
Pavarësisht se cili është rezultati, cili është rasti apo sa i madh është fatkeqësia”, u shpreh gjermani.

Ai po ashtu shtoi se ka një lloj zemërimi dhe ambience për të ndryshuar gjërat.

Thomas Tuchel

“Është kështu. Unë gjithashtu e ndjej personalisht sikur keni një zemërim të caktuar. Kam një farë zemërimi dhe ambicie për të ndryshuar gjërat.

“Kjo ju bën në fillim të ndiheni shumë keq, por ju nxjerr në pah nevojën që ju personalisht të rriteni dhe të bëni një reagim”, tha Tuchel.

Londinezët janë në vendin e parë të Grupit H, me 12-të pikë të grumbulluara, pas pesë ndeshjeve të zhvilluara.

Ndërsa në Premierligë, tashmë kanë zbritur në vendin e tretë, me 33 pikë, dy më pak se Manchester City që është lider. /Shqip.com