Sport Ndërkombëtar

Tuchel ende në kërkim të një numri “9”

Lukaku dhe Tuchel

Kur kanë mbetur vetëm pakë ditë nga përfundimi i afatit kalimtar, Chelsea ende është në kërkim të një sulmuesi të ri.

Teksa duket se fanella me numër “9” duket se është e mallkuar, Thomas Tuchel ka insistuar se i duhet një tjetër përforcim skuadrës së tij.

Dukej se bashkimi i Tuchel me Pierre-Emerick Aubameyang ishte i pashmangshëm, por ai transferim tashmë ka dështuar.

E sipas raportimeve të ndryshme “The Blus” e kanë kthyer kokën nga Zaha, për të zgjidhur problemin e golave.

Tuchel e ka konfirmuar se ende dëshiron të shtoj lojtar në rosterin aktual.

“Mendoj se na duhen ende disa lojtarë, por fundi i afatit kalimtar po vjen dhe kur të vijë 1 shtatori, unë do të jem një trajner i lumtur pavarësisht se çfarë do të ndodhë. Do të përpiqem të gjej zgjidhje dhe të mos mendoj se çfarë mund të ketë ndodhur apo çfarë mund të jetë”, tha ai.

Chelsea nën udhëheqje të re ka shpenzuar mjaft këtë stinor.

Marc Cucurella, Raheem Sterling dhe Kalidou Koulibaly janë yjet e rijnë në Londër./Shqip.com