Tsonga do tërhiqet nga tenisi – pas përfundimit të French Open

Një karriere të gjatë i erdhi fundi.
Jo-Wilfried Tsonga ka njoftuar se do të tërhiqet nga tenisi pas French Open të këtij viti.
36-vjeçari ka fituar 18 tituj ATP, dhe ka arritur në finalen e Australian Open në 2008.
Francezi tha se “më mori shumë kohë për të marrë këtë vendim”.
“Disa javë më parë vendosa që do të ndaloja në Roland Garros këtë vit”, shtoi Tsonga në një video të postuar në rrjetet sociale.

“Trupi im po më thotë ‘nuk mund të shkosh më larg se sa të jap unë”.
Tsonga u bë profesionist në vitin 2004 dhe arriti në finalen e tij të vetme të Grand Slam katër vjet më vonë, duke humbur në katër sete ndaj Djokoviçit në Melburn.
Francezi arriti në gjysmëfinale dy herë në French Open dhe Wimbledon dhe përfundoi nënkampion pas Roger Federer në finalet e ATP në 2011.

Teksa, e fitoi medaljen e argjendtë olimpike në dyshe për meshkuj së bashku me Michael Llodra në Londër – 2021 dhe ishte pjesë e triumfit të Kupës Davis të Francës, në 2017.
Ai gjithashtu fitoi dy tituj Masters, në Paris në 2008 dhe Toronto në 2014, duke mposhtur Federerin në finale për të fituar këtë të fundit.
Por, lëndimet e shumuta që ka pasur në vitet e fundit – ka bërë atë të zbresë në vendin e 220-të në renditje.

Tsonga fitoi vetëm një ndeshje në nivel turne në 2021 dhe e përfundoi sezonin e tij para kohe pas një humbjeje në raundin e parë ndaj Mikael Ymer në Wimbledon.
French Open do të zhvillohet midis 22 majit dhe 5 qershorit. /Shqip.com