Sport Ndërkombëtar

Tsitsipas e siguron biletën e finales

Stefanos Tsitsipas

Stefanos Tsitsipas e ka sigurar për herë të parë në karrierë – finalen e “Rome Open”.

Ai ka triumfuar ndaj Alexander Zverev me rezultat 4-6 6-3 6-3.

23-vjeçari grek kapërceu një fillim të përsosur nga Zverev i Gjermanisë për të arritur në finalen e pestë të Masters dhe të katërtën në tokë.

Tsitsipas do të përballet me fituesin e gjysmëfinales së dytë mes Novak Djokovic dhe Casper Ruud.

Teksa, kjo ishte hera e tretë që Tsitsipas dhe Zverev takoheshin në një gjysmëfinale të Masters këtë sezon, me grekun që humbi ndaj gjermanit javën e kaluar në Madrid. /Shqip.com