Art Jetese

Truri plaket më shpejt te prindërit që kanë djem, zbulon studimi

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Shkencëtarët thonë se të kesh një djalë duket se e plakë trurin më shpejt.

Një studim i më shumë se 13,000 moshave mbi 50 vjeç në Shtetet e Bashkuara tw Amerikës, zbuloi se prindërit me të paktën një djalë përjetuan rënie më të shpejtë njohëse, krahasuar me ata pa djalë, raporton Dailymail.

Dhe ata që kishin më shumë se një djalë i humbën aftësitë e tyre njohëse më shpejt se ata që kishin vetëm vajza.

Studiuesit, nuk arritën ta gjenin shkaktarin apo fajtorin.

Por ata sugjeruan se mund të jetë për shkak se vajzat kanë më shumë gjasa të kujdesen për prindërit në vitet e tyre të moshuara dhe të ofrojnë mbështetje emocionale, duke ndihmuar për t’i mbajtur ata më të shëndetshme ndërsa plaken.

Për shembull, studimet tregojnë se prindërit e vajzave kanë më pak gjasa të pinë alkool, të marrin drogë dhe duhan ndërsa nënat e djemve kanë më shumë gjasa të peshojnë më shumë.

Ekipi, nga Universiteti Charles në Pragë dhe Universiteti i Kolumbias në Nju Jork, mblodhi të dhëna nga studimi i vazhdueshëm që monitoronte më shumë se 30,000 mbi 50 vjeç dhe bashkëshortët e tyre.

Rreth 13,222 prindër, të cilët u ndoqën për rreth 14 vjet, ishin të pranueshëm për studimin aktual.

Rezultatet, të publikuara në Journal of Psychiatric Research , tregojnë se prindërit me të paktën një djalë kishin një shkallë më të shpejtë të rënies njohëse krahasuar me ata që nuk kishin djem.

Shpejtësia e përkeqësimit mendor ishte e ngjashme si për baballarët ashtu edhe për nënat.

Analiza e tyre zbuloi gjithashtu se rënia e aftësive mendore të prindërve ishte më e shpejtë nëse ata kishin shumë djem, krahasuar me prindërit që kishin vetëm vajza.

Duke qenë se efekti ishte i njëjtë midis nënave dhe baballarëve, një aspekt i prindërimit të djemve ‘mund të luajë një rol në plakjen njohëse’, thanë studiuesit.

Mekanizmi pas gjetjes së tyre nuk u hetua.

Por ata sugjeruan se prindërit e djemve mund të kenë më shumë gjasa të jenë ‘të pafavorizuar më vonë në jetë pasi vajzat ofrojnë më shumë mbështetje sociale sesa djemtë dhe më shpesh bëhen kujdestare joformale’.

Seksi biologjik i një fëmije mund të ‘ndikojë’ edhe në sjelljet e prindërve, ku nënat e djemve peshojnë mesatarisht më shumë se ato që kanë vajza për ‘një kohë të gjatë pas shtatzënisë’.

Ky përfitim i kombinuar në shëndetin fizik dhe mendor midis prindërve të vajzave ‘mund të kontribuojë në rrezikun më të ulët të demencës’, tha ekipi.

Studiuesit vunë në dukje se ata llogaritnin të gjithë fëmijët që kishin pjesëmarrësit, pavarësisht nëse ishin biologjikë, të birësuar apo njerkë.

/Shqip.com