Trupi i pajetë i futbollisti Christian Atsu transferohet në Ganë
Publikuar:
(20.02.2023 15:24:20)

Trupi i futbollistit Christian Atsu, i cili vdiq pas një tërmeti që goditi Turqinë dy javë më parë, është kthyer në vendlindjen e tij, Ganë.
Arkivoli arriti në Akra të dielën vonë u mor nga anëtarët e forcave të armatosura të Ganës.
Atsu u gjet i vdekur të shtunën nën shtëpinë e tij në Turqinë jugore. Ai kishte luajtur së fundi për klubin Hatayspor.
Anësori luajti 65 ndeshje për kombëtaren e Ganës dhe ndihmoi ekipin e tij të arrinte në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës në vitin 2015.
31-vjeçari ka luajtur edhe për skuadrat e Premierligës, Evertonin, Chelsean dhe Newcastle United.
/Shqip.com