Lajme Botë

Trupat ukrainase largohen nga misioni paqeruajtës i OKB-së në Kongo

250 trupat ukrainase me misionin paqeruajtës të OKB-së në Republikën Demokratike të Kongos janë kthyer në Ukrainë për të ndihmuar në luftën kundër forcave ruse.

Siç raporton BBC, kur u njoftua tërheqja e njësisë së aviacionit të Ukrainës në mars, diplomatët paralajmëruan se mund ta linte misionin e OKB-së se larg helikopterëve sepse helikopterët ukrainas përbënin rreth një të tretën e flotës së OKB-së.

Që nga pushtimi rus në shkurt, Ukraina tashmë kishte tërhequr trupat e saj nga misioni tjetër paqeruajtës i OKB-së ku ishin të vendosur.

Zhak Ndjoli, i cili shërben në komitetin parlamentar të mbrojtjes së DR Kongos, i tha BBC se tërheqja ishte relativisht serioze, megjithatë ai vuri në dukje se sjellja e paqes në vend ishte kryesisht përgjegjësi e ushtrisë kongolese.

Ndërsa ukrainasit u larguan nga DR Kongo, komandanti brazilian i forcës së OKB-së, Gjeneral Markos da Kosta, tha se “10 vitet e tyre të kontributit të madh” u vlerësuan shumë.

Misioni i OKB-së në DR Kongo, Monusko, është tashmë nën presion në vend.

Ai kritikohet gjerësisht për dështimin për të bërë aq sa duhet për të rivendosur paqen në lindje, ku grupe të shumtë të armatosur kanë vepruar për tre dekada, duke vrarë, përdhunuar dhe plaçkitur burimet e pasura minerale të rajonit, të tilla si ari dhe diamantet.

Në korrik, 36 vetë, duke përfshirë katër paqeruajtës të OKB-së, vdiqën kur protestuesit plaçkitën ndërtesat e OKB-së në qytetet në lindje të DR Kongos.

Pas 22 vjetësh në vend, misioni supozohet të përfundojë, por nuk është caktuar asnjë datë që operacionet e tij të përfundojnë.

Ky është një nga më të mëdhenjtë dhe më të shtrenjtët nga 12 misionet paqeruajtëse të OKB-së.