Lajme Botë

FOTOLAJM/ Trupat izraelite pushtojnë Parlamentin e Gazës

Ushtarët izraelitë nga Brigadat Golani hynë në Parlamentin e qytetit të Gazës dhe morën kontrollin e tij. Fotoja e publikuar nga trupat që shfaqin flamuj izraelitë pas tryezës presidenciale u bë virale në mediat sociale. Pjesa qendrore e imazhit duket se është retushuar.

Luftimet mes ushtrisë izraelite dhe militantëve të Hamas vazhdojnë në qytetin e Gazës. Forcat mbrojtëse të Izraelit janë në kërkim të pengjeve të Hamasit.

“Hamasi mban pengje në spitalin e fëmijëve në Rantisi”, tha në një konferencë për shtyp zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari, raportuar nga Haaretz.

Hagari shtoi se armët u gjetën në spital siç shihet në disa pamje të marra nga bodrumi i spitalit në qytetin e Gazës dhe të treguara gjatë një konference për shtyp.

Hagari tha se ushtria ka prova se aty po mbaheshin pengje. Këtë e raporton Times of Israel.

“Nën spital, në bodrum, gjetëm një qendër komandimi dhe kontrolli të Hamasit, jelekë vetëvrasës, granata, pushkë sulmi AK-47, pajisje shpërthyese, RPG dhe armë të tjera,” tha Hagari.

/Shqip.com