Lajme Botë

Trump –  pritet të shpallë kandidaturën për president

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, po përgatitet të nisë fushatën e tij të tretë për të kandiduar për president, megjithë humbjen zhgënjyese të kandidatëve të mbështetur prej tij në zgjedhjet për Kongresin, e duke kërkuar të sfidojë historinë, pavarësisht shenjave se kontrolli i tij në Partinë Republikane po zbehet.

“Donald Trump shpresonte të përdorte atë që mendohej të ishte një fitore e thellë e republikanëve në zgjedhjet e 8 nëntorit, si një trampolinë për kandidimin e tij, duke siguruar një mbështetje të hershme me synimin për të mbajtur larg rivalët e mundshëm”, raporton VOA.

Por ai po përballet me kritika për mbështetjen e një sërë kandidatësh humbës pas rezultateve zhgënjyese, që u dhanë demokratëve shumicën e vendeve në Senat.

Shpresojmë që e nesërmja të jetë një nga ditët më të rëndësishme në historinë e vendit tonë!”, shkruante Trump në rrjetin e tij social.

/Shqip.com