Trump flet për vdekjen e Navalnyt, nuk e fajëson Putinin
Donald Trump, i cili ka marrë kritika si president i SHBA për ‘lëvdata’ ndaj Vladimir Putin, bëri reagimin e tij të parë publik mbi vdekjen e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny.
“Vdekja e papritur e Alexei Navalny më ka bërë gjithnjë e më të vetëdijshëm për atë që po ndodh në vendin tonë”, shkroi Trump, dhe sipas Reuters, vdekjen e Navalny e paralelizon me problemet e tij politike.
Nuk është e qartë se çfarë ngjashmërish po përpiqej të bënte Trump me liderin më të shquar të opozitës ruse.
Navalny luftoi për vite me radhë kundër asaj që ai e quajti korrupsion të madh në Rusinë e Putinit, të sunduar nga “mashtrues dhe hajdutë”.
Presidenti Joe Biden të premten fajësoi drejtpërdrejt Putinin për vdekjen e Navalny-t, ndërsa Kremlini ka mohuar përfshirjen në vdekjen e tij dhe tha se pretendimet perëndimore se Putin ishte përgjegjës ishin të papranueshme.
Që kur u raportua vdekja e Navalny të premten, ish-presidentët e SHBA dhe anëtarët më të lartë të Kongresit nga të dyja partitë fajësuan gjithashtu Putinin.
Por Trump, kandidati kryesor për nominimin republikan për të sfiduar Biden në zgjedhjet e nëntorit , qëndroi i heshtur deri të hënën.
Gjatë mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë 2017-2021, Trump shprehu admirim për Putinin.
Në vitin 2018, ai refuzoi të fajësonte liderin rus për ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2016 në SHBA.
/Shqip.com