Tronditet futbolli gjerman, humb jetën në moshë të re presidenti i Hertha Berlin
Publikuar:
(17.01.2024 09:55:50)

Hertha e Berlinit në zi.
Futbolli gjerman, veçanërisht fansat e skuadrës berlineze janë tronditur sot nga lajmi i vdekjes së presidentit, Kay Bernstein, në moshën 43-vjeçare, në një “mënyrë të papritur”.
Biznesmeni, i cili themeloi bazën më ultra të tifozëve të klubit gjerman, “Harlekins Berlin’98”, ka qenë president që nga viti 2022.
Hertha e Berlinit, duhet theksuar, aktualisht garon në Bundesliga II, kategoria e dytë e futbollit gjerman, duke zënë vendin e shtatë.
/Shqip.com