Rozë

Trixa reagon pas mbështetjes që mori nga nëna e Rita Orës

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka tronditur rrjetet sociale me një video të postuar, ku rrëfehet e tëra për bullizimin e bërë ndaj saj si dhe pasojat që do të kenë ligjërisht personat që vazhdojnë këto sjellje.

E pas kësaj videoje, ajo mori suportin e shumë personave të estradës.

Së fundmi, nëna e këngëtares së njohur Rita Ora, Vera i ka dalë në mbrojtje Beatrix Ramosajt.

Ajo ka ndarë mesazhin e para dy ditëve të këngëtares në rrjete sociale duke u shprehur:

“Jemi komb i lashtë. Kemi tradita të forta dhe rini të bukur. Hajde t’i ndihmojmë njëri-tjetrit pavarësisht kush është në pyetje. Bullizmi s’ka vend në vendin tonë”.

E Beatrix, pasi pa mesazhin e bërë nga Vera, menjëherë dha një falenderim në InstaStory.

“U zgjova këtë mëngjes me këtë postim kaq të rëndësishëm për të gjithë ne. E dimë që bullizmi ka rrënjë të thella, sidomos në një komb të vogël si i yni. Siç e idmë dhe që ditë pas dite mund të bëjmë një hap përpara për ta tejkaluar atë.”

 “Të njohur, të panjohur, publik, jopublik. Më besoni një koment dashakeq dhemb njësoj. Falemnderit Vera Ora. Përulem para gjithë punës suaj për shëndetin mendor dhe të drejtat e njeriut”.

Kujtojmë se Vera Ora është psikiatre në shërbimin shtetëror britanik shëndetësor dhe mbetet një avokuese e fortë në rrjete sociale për tematika të kësaj natyre në vendin tonë. /SHQIP.com