Rozë

Trixa iu drejtohet portaleve: Kush mundohet të më prish imazhin do përballet me pasoja ligjore

Beatrix Ramosaj është shndërruar në personazhin më të komentuar në mediat rozë.

Kjo për shkak pjesëmarrjes në Big Brother Vip dhe lidhjes që nisi brenda shtëpisë me aktorin e humorit, Donald Veshajn.

Duke qenë se Donaldi la pezull raportin e tij me Borën, Trixa u kryqëzua shumë në rrjetet sociale duke u konsideruar si ajo “e treta” që ndërhyn mes një çifti.

Pas mbarimit të BBV dyshja i dhanë fund lidhjes.

Në vazhdimësi Trixa u kritikua nga publiku dhe kjo bëri që mbrëmë ajo të reagojë publikisht duke postuar një video dhe treguar se si është bullizuar.

View this post on Instagram

A post shared by B E A T R I X (@beatrixramosaj)

Ajo madje, iu drejtua portaleve: Çdo portal, apo individ që mundohet të më prish imazhin do përballet me pasoja ligjore.

Ndër të tjera, Trixa tregoi se si është mallkuar ajo dhe familja e saj./Shqip.com