Sport Ndërkombëtar

Trippier në mes të “zjarreve”

Newcastle e interesuar për Trippier

E ardhmja e Kieran Trippier duket larg nga Atletico Madrid.

Mbrojtësi i krahu të djathtë është i lidhur ngushtë me një rikthim në ishull – me Newcastle United që është e interesuar për të.

Së fundmi për situatën e tij ka folur së fundmi edhe Diego Simenone, i cili tha se Trippier duhet të vendosë për të ardhmen e tij.

“Trippier duhet të vendosë nëse dëshiron të largohet apo jo. Ne do të bëjmë lëvizje, pasi ai të vendosë”, u shpreh Simeone për mediat spanjolle.

32 vjeçari nuk po kalon momente të mira në Spanjë.

Deri më tani ka zhvilluar 17-të ndeshje, ndërsa nuk ka regjistruar asnjë asistim apo gol.

Duke marrë parasysh që në të kaluarën ka luajtur te Tottenhami – ai e njeh mirë futbollin anglez.

Trippier po ashtu është reprezentues i kombëtares angleze – me të cilët është paraqitur edhe në Evropian edhe në Botëor.

Por, anglezi pritet të jetë vetëm “goditja” e parë e Newcastles – pasi kjo skuadër është e lidhur me transferimin e disa futbollistëve të tjerë./Shqip.com