Lajme

Tri vdekje të dyshimta, një i mitur gjendet i vdekur në një serrë në Viti

Vdekje / Ilustrim
Vdekje / Ilustrim

Një i mitur është gjetur pa shenja jete afër shtëpisë së tij të shtunën në Viti, përcjell Shqip.com.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor.

“Është raportuar se në një serrë afër shtëpisë së tij, është gjetur trupi i viktimës mashkull kosovar (i mitur). Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.

PK ndër tjerash ka njoftuar se në Gjilan është raportuar për një grua e cila është gjetur pa jetë në banesën e saj.

“Është raportuar se viktima femër kosovare, nga bashkëshorti i saj është gjetur në shtëpinë e saj pa shenja jete. Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës”.

Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Tutje, gjatë 24 orëve të fundit është raportuar edhe për një femër tjetër e cila është gjetur pa shenja jetë në banesën e saj në Prishtinë.

“Është raportuar se trupi i viktimës femër kosovare është gjetur në banesën e saj. Njësit relevante  kanë dalur në vendin e ngjarjes ku nga  ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftim./SHQIP.com