Lajme

Tri vdekje dhe 1 mijë e 31 raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri

COVID-19 në Shqipëri.

Tre persona kanë vdekur nga Coronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, përcjell Shqip.com.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë kryer pesë mijë 43 testime për COVID-19, prej të cilave një mijë e 31 kanë rezultuar pozitivë.

Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 145 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive me Coronavirus në Shqipëri aktualisht është 20 mijë e 389./SHQIP.com