Rozë

Tri “vajzat e arta” të Kosovës ofendohen në rrjete sociale për shkak të paraqitjes së djeshme

Majlinda, Nora dhe Distria

Të martën është përuruar  “Qendra Nacionale e Xhudos”, e cila gjendet në Pejë.

Në këtë inaugurim kanë marrë pjesë  edhe tri vajzat e arta të Kosovës: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.

Tri fitueset e medaleve të arta u shfaqën më ndryshe se herave tjera duke ju përshtatur eventit.

Mirëpo, kjo paraqitje u komentua shumë në rrjetet sociale nga qytetarët, ku një pjesë e madhe e komentëve ishin negative.

“Katastrofë”, “Kqyrja durt si Rambo”, “Respekt shumë burrnesha koki dal”, ishin disa nga komentet.

Në përurim kanë marrë pjesë, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, kryeministri Albin Kurti, kryetari Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe Federatës së Xhudos së Kosovës si dhe shumë personalitete e mysafirë tjerë vendorë e ndërkombëtarë./SHQIP.com