Sport Shqiptar

Tri skuadra të Superligës nuk licencohen për pjesëmarrje në garat evropiane

Foto ilustruese

Prshtina, Ferizaj dhe Drenica janë klubet që nuk janë licencuar për të qenë pjesë e garave të UEFA-s, për edicionin 2023/24.

Ka qenë komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e Klubeve për garat e UEFA-s, që ka marrë vendimet në lidhje me procesin licencues për edicionin 2023/24.

Në total në këtë proces kanë aplikuar 10 klube nga Superliga e meshkujve dhe dy nga Superliga e femrave.

Nga 12 klube, sa e kanë nisur procesin e licencimit, nëntë prej tyre janë licencuar, kurse tri janë refuzuar.

FOTO: FC Prishtina
FOTO: FC Prishtina

Befasia më e madhe është mos-licencimi i klubit më të trofeshëm kosovar, Prishtinës, e cila është ende në garë për një vend që i dërgon në garat evropiane.

Klubet e licencuara janë Ballkani, Drita, Gjilani, Dukagjini, Llapi, Malisheva si dhe Trepça ’89.

Në anën tjetër, përveç klubeve të Superligës së meshkujve, licencimin e kanë marrë edhe klube nga Superliga e femrave: KFF Mitrovica dhe KFF EP Hajvalia.

/Shqip.com