Sport Shqiptar

Tri skuadra evropiane në garë për Rrahmanin

Golashënuesi më i mirë në Superligën e Kosovës në sezonin e fundit, Albion Rrahmani, karrierën do ta vazhdojë në Evropë.

Rrahmani do të largohet nga Ballkani para ndeshjeve ndërkombëtare që ekipi nga Suhareka do t’i ketë në kuadër të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve.

Për sulmuesin e Ballkanit, janë të interesuara disa klube në Evropë.

Bëhet e ditur se Dinamo Zagrebi në Kroaci, Ludogoretsi i Bullgarisë dhe Ferencvaroshi në Hungari, janë seriozisht në garë për Rrahmanin. Interesim ka edhe nga Belgjika e Holanda.

/Shqip.com