Lajme

Tri raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar tri raste të reja me COVID-19.

Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës gjatë kësaj periudhe kohore është shëruar vetëm një person dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Vaksinimi i qytetarëve është duke vazhduar herë pas here. Në 24 orët e fundit janë  dhënë 11 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Aktualisht në Kosovë janë edhe 17 raste aktive me COVID-19.

/Shqip.com