Lajme

Tri raste të reja me COVID-19, asnjë i vaksinuar

Klinika Infektive, QKUK.

Nga 64 persona të testuar, vetëm tre kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, nuk është shënuar asnjë viktimë nga virusi COVID-19.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar gjashtë persona.

Raporti për COVID-19

Në anën tjetër, asnjë person nuk ka shprehur interesim të vaksinohet përkundër thirrjeve të vazhdueshme të MSH-së.

Ndërsa, janë 67 raste aktive./Shqip.com