Sport Shqiptar

Tri përballje të të rrezikuarve

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me tri ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 24-t, në të cilat përballen skuadrat e rrezikuara për largim nga liga.

Malisheva është mikpritëse e Dukagjinit dhe pikët për të dyja palët janë tepër të rëndësishme, prandaj është e sigurt se futbollistët do ta japin maksimumin në luftë për çdo top. Aktualisht, Dukagjini zë vendin e gjashtë me 26 pikë, krahas Malishevës që renditet në vendin e shtatë me 25 pikë.

Ferizaj që në pranverë po paraqitet dukshëm më mirë, do të ketë punë të vështirë me Llapin, pavarësisht që skuadra e trajnerit Tahir Batatina nuk është duke treguar formë stabile.

Drenica – Trepça ’89 po ashtu është përballje e të rrezikuarve, prandaj të dyja palët do të zbresin në fushë me synimin për të marrë rezultat pozitiv.

13:00 Drenica – Trepça ’89
13:00 Ferizaj – KF Llapi
13:00 Malisheva – Dukagjini

/Shqip.com