Sport Shqiptar

Tri oferta për Ermal Krasniqin

Ermal Krasniqi

Ermal Krasniqi po mahnit me formën e tij në Rumani. Kjo ka bërë që të rritet interesimi edhe nga klubet e njohura evropiane.

Së fundmi ai shënoi gol në fitoren minimale të Clujit ndaj Arges, duke dërguar ndihmuar skuadrën e tij të kaloj në gjysmëfinale të kupës.

Për Krasniqin ky ishte goli i parë në këtë garë, teksa ka realizuar edhe nëntë herë dhe ka katër asistime në kampionatin rumun gjatë këtij sezoni.

Njëri nga donatorët e klubit, Ioan “Nelutu” Varga, në një intervistë për mediumet rumune, ka konfirmuar se për Krasniqin tashmë ka tri oferta.

Sipas raportimeve nga atje, Torino, Fiorentina, e Mallroca kanë shfaqur interes për ta transferuar ish futbollistin e Ballkanit.

/Shqip.com