Sport Ndërkombëtar

Tri ndeshje – tri barazime në Superligën e Kosovës

Tri ndeshjet e zhvilluara të dielën në Superligën e Kosovës në futboll kanë përfunduar në barazim.

Ballkani është ndalur nga në një brazimë 1:1 nga Dukagjini.

Vendasit menduan se e kishin marr fitoren, por goli i Dior Zabërgja u anulua për pozitë jashtë loje.

Albion Rrahmani ia dha epërsinë Kampionëve aktual në minutën e 62-të, por Dukagjini arriti ta barazoj rezultatin në minutën e 80 me anë të Altin Mërlaku që shënoi nga penalltia.

Ballkani është në vendin e dytë në renditjen e Superligës me 27 pikë, kurse Dukagjini është i nënti.

Drenica e Malisheva kanë luajtur në një barazim pa gola.

Nga minuta e 53 Malisheva luajti me një lojtarë më pakë.

Drenica renditet e pesta, kurse Malisheva është në vendin e shtatë.

Pa fitues është mbyllur edhe takimi ndërmjet Trepçës 89 e Gjilanit, i cili përfundoi me rezultat 1:1.

Baton Zabërgja për Gjilanin e  Christian Mba për Trepçën ishin golashënuesit e ndeshjes.

Trepça 89 është në vendin e tetë me 11 pikë, kurse Gjilani është në vendin e katërt me 19 sosh.

/Shqip.com