Sport Ndërkombëtar

Tri klube dërgojnë oferta për Raphinhan

Raphinha me shumë gjasë do të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar veror.

Sulmuesi brazilian si duket nuk ka bindur drejtuesit e klubit blaugrana, për ta mbajtur në skuadër edhe për sezonin tjetër.

Kjo ka bërë që disa klube të mëdha të interesohen për shërbimet e tij.

Sipas raportimeve të fundit, Chelsea, Arsenal dhe Newcastle i kanë dërguar oferta zyrtare agjentit të Raphinhas, Deco.

Klubi i Barcelonës është e gatshme ta shes brazilianin nëse vjen një ofertë prej 70-80 milionë euro.

Raphinha u trasferua te Barcelona në vitin 2022 nga skuadra e Leeds United, ku në në 45 ndeshje zyrtare ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar 11 asistime në të gjitha garat.

/Shqip.com