Sport Shqiptar

Tri herë fituesi i Bundesligës – mund të emërohet përzgjedhës i Kosovës

Felix Magath - mund të jetë trajner i Përfaqësues së Kosovës

Dardanët priten të kenë një timonier të ri.

Felix Magath mund të jetë trajneri i ardhshëm i Përfaqësues së Kosovës në futboll.

Këtë lajm e ka bërë të ditur, Arlind Sadiku përmes një postimi në Facebook.

Sadiku ka shkruar se” Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë zgjedhjen e saj për trajner të Kosovës, Felix Magath. Marrëveshja ende nuk është finalizuar por palët janë në bisedime të avancuara. Kryetari i FFK-s Agim Ademi, ka shkuar në Gjermani për këtë arsye”.

Felix ka një karrierë të bujshme si trajner, sidomos në Bundesliga.

Skuadra më e madhe të cilën e ka drejtuar është Bayern Munchen – teksa ka udhëhqur edhe ekipe tjera gjermane si Eolfsburgu, Bremeni dhe Frankufurti.

Ai është tre herë fitues i Bundesligës – si trajner ( dy herë me Bayernin, një herë me Wolfsburgun).

Kurse, “aventurën” e tij të vetme jashtë Gjermanisë e kishte te Fulhami – në Angli.

VfL Wolfsburg: Meistertrainer kehrt zurück
Viti 2009 – Felix Magath e fitoi Bundesligën me Wolfsburgun

Herën e fundit kur e drejtoi një skuadër ishte në sezonin 2016-2017, kur bashkëpunoi me Shandong Taishan F.C, skuadër e cila garon në Superligën e Kinës.

Përfaqësusesja e Kosovës është pa trajner që nga 13 tetori i vitit 2021, kur rrugët me Bernard Challades u ndanë.

Challandes e drejtoi Kosovën në 40 ndeshje, kurse regjistroi 17 fitore, 15 humbje dhe tetë barazime. /Shqip.com