Sport Ndërkombëtar

Treshja e “Los Blancos” me kontrata të reja miliardëshe

Rodrygo, Vinicius dhe Militao

Rodrygo, Vinicius dhe Militao pritet të vedosin lapsin mbi letër nga dita në ditë.

Lajmin e bën të ditur gazetari i sportit, Fabrizio Romano.

Sipas tij, treshja braziliane do të nënshkruajë pas rikthimit nga pushimet.

Vinicius Junior do të mbetet në “Santiago Bernabeu” deri në vitin 2026, përkatësisht në muajin qershor të atij viti, kur edhe mbaron sezoni.

Kurse, nga dy vite më shumë do të kenë në kontrata Militao dhe Rodrygo, që do ta zgjasin aventurën te mbretërit deri më 2028.

Se nuk do të shkojnë gjëkundi e tregon edhe fakti se klauzolat e tyre të lirimit do të përfshijnë shumën e tre miliardë eurove, nga një secili.

Vinicius Jr, Militao dhe Rodrygo, Real Madrid

Prandaj, në rast se ndonjë klub tenton t’i rrëmbëjë ata nga kampioni në fuqi i Evropës, do të duhej një prishte totale e balancit të tyre ekonomik.

Përndryshe, me këtë lëvizje “Los Blancos” po dëshmojnë jo vetëm në besimin që ka në këta lojtarë për të ardhmen, por se ata do të kenë rol kyç, së bashku me Camavingan, Tchouamenin, Valverden dhe disa të tjerë që do të mbesin boshti i ekipit të dekadës. /Shqip.com