Sport Shqiptar

Trepça triumfon ndaj Prizrenit

Trepça triumfon ndaj Prizrenit 16

Trepça ka shënuar fitore – në udhëtim te Prizreni 16, me rezultat të 70-79.

Te mitrovicasit – ndeshje të mirë zhvilluan Mike Edwards me 19 pikë e 13 kërcime dhe Drilon Hajrizi me 14 pikë, 10 kërcime e gjashtë asistime.

Kurse te skuadra mysafire, më të dalluarit në parket ishin Darell Davis me 25 pikë e dhjetë kërcime dhe Xavier Cannefax me 23 pikë e pesë kërcime.

Pas kësaj fitore, Trepça ngritet në vendin e dytë në tabelë – me 39 pikë të grumbulluara.

Kjo skuadër – ka arkëtuar deri më tani 16 fitore, teksa është mposhtur shtatë herë.

Në anën tjetër, Prizreni 16 pozicionohet në vedin e katërt – me vetëm 35 pikë.

Prizrenasit janë mposhtur nëntë herë – në këtë kampionat, kurse kanë shënuar 13 fitore. /Shqip.com

Tabela e Superligës