Trepça triumfon ndaj Prizrenit

Trepça ka dalë fituese në derbin e zhvilluar kundër Prizreni 16 në kuadër të gjiros së dytë në Superligën e Kosovës në basketball.
Në një ndeshje të fortë dhe me ndryshim të rezultatit disa herë, mitrovciasit arritën të fitojnë me rezultat 97-90, shkruan Shqip.com.
Epërsia më e lartë e skuadrës nga Mitrovica në këtë takim ishte në çerekun e parë, ku për një moment rezultati ishte 19-2.
Më të dalluarit në parket te skuadra fituese ishin Drilon Hajrizi me 22 pikë, 9 kërcime e 6 asistime, Gerald Blackshear me 15 pikë e 10 kërcime dhe Samir Zekiqi me 20 pikë.
Në anën tjetër, te Prizreni 16 u dalluan Ivan Koljeviq me 25 pikë, 8 kërcime e 9 asistime, Courtney Fells me 29 pikë e 7 kërcime dhe Urim Zenelaj me 14 pikë e 12 kërcime.
Trepça ka dy fitore në dy ndeshje, kurse prizrenasit kanë një humbje dhe një fitore./Shqip.com