Sport Shqiptar

Trepça triumfon ndaj Bashkimit

KB Trepça

KB Trepça e ka mposhtur Bashkimin – me rezultat 75-68.

Skuadra nga Mitrovica ishte më kërkuese në parket dhe arriti që në fund t’i rrëmben pikët e plota.

Basketbollistët më të dalluar te ekipi vendas ishin – Erjon Kastrati me 20 pikë dhe Clevon Broën me 12 pikë e pesë kërcime.

Te mysafirët – paraqitje të mirë patën Fahron Alihoxhiq me 19 pikë e 11 kërcime dhe Prentiss Nixon me 15 pikë, por as këto shifra nuk mjaftuan për ta shmangur humbjen.

Për Trepçën – kjo ishte fitorja e dytë në po aq ndeshje të zhvilluara, teksa Bashkimi – ka një fitore dhe një humbje./Shqip.com