Trepça siguron biletën për në gjysmëfinale
Publikuar:
(02.09.2021 20:30:22)

Trepça ka dalë fituese në ndeshjen e zhvilluar sonte në kreyqytet ndaj Rahovecit.
Në këtë takim që ishte i vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Kosovës në Basketboll, mitrovicasit arritën që të triumfojnë me rezultat të ngushtë 71-75, transmeton Shqip.com.
Ndeshja ishte thuajse e barabartë në të dyja pjesët ama “xehtarët”, ishin më kërkues dhe në fund arritën të dalin fitues.
Pas kësaj fitoreje, Trepça kalon në gjysmëfinale, ku do të presë kundërshtarin e mundshëm nga ndeshja Golden Eagle Ylli-Bashkimi, që zhvillohet me fillim nga ora 19:00.
Biletën për gjysmëfinale e ka siguruar edhe Peja, pasi mbrëmë në klasiken e basketbollit vendor e mposhti Prishtinën me rezultat 81-76. /Shqip.com