Sport Shqiptar

Trepça publikon fotografin e lojtarit algjerian, i cili pësoi lëndime nga përleshja në Vushtrri

Klubi i hendbollit Trepça e Mitrovicës ka bërë të ditur se do t’i ndjek të gjitha rrugët ligjore për dhunën që pësuan nga lojtarët dhe disas tifozë të Vushtrrisë.

Sipas tyre, ende disa hendbollistë janë në gjendje të keqe psikike, nga grushtet dhe shqelmat që pësuan në palestrën e sportit në Vushtrri. 

“Në minutën e 34:42 sulmohet lojtari i Trepçës, Yassine Henahem, nga lojtari me nr 11 i Vushtrrisë, Halim Miftari, me nr 14.

Lojtari ynë sulmohet me grusht në bark dhe shqelm në kokën sa ishte i shtrirë në dysheme dhe në këtë moment disa lojtar të Vushtrrisë së bashku me publikun sulmojnë dhe grushtojnë ekipin e Trepçës, ku shihet qartë edhe në transmetimin live në ‘RTV 21’.

Më së shumë lëndime pësojnë portieri i përfaqësueses së Algjerisë, Muhammed Chahre Hachemi, pastaj Yassine Henahem nga Tunisia, Yasin Ben Jouida nga Tunizia, Deniz Terziqi, Kushtrim Kastrati dhe Ermir Smaka, të gjithë këta lojtar marrin tretman mjekësor në Emergjencë e Mitrovicës”, thuhet nga KH Trepça.

/Shqip.com