Sport Shqiptar

Trepça – Prishtina, ndeshja kryesore e javës së 18-të

Java e 18-të do të sjell ndeshje tejet interesante në Superligën e Kosovës në basketboll.

Të shtunën dhe të dielën do të zhvillohet takimet e vlefshme për xhiron e 18-të.

Padyshim, ndeshja kryesore do të zhvillohet në palestrën “Minatori”. Trepça do të përballet me Sigal Prishtinën.

Kjo ndeshje Prishtinën e gjen në krye të tabelës, me tre pikë më shumë se mitrovicasit që janë në vendin e katërt.

Trepça-Prishtina do të luhet të shtunën duke filluar nga ora 17:00.

Po ashtu , po atë ditë, por në 19:00, Ponte Prizreni pret Golden Eagle Yllin.

Ndërsa të dielën na presin dy ndeshjet tjera.

Nga ora 17:00, Peja i shkon Vëllaznimit dhe do kërkojë fitoren që të mbetet në garë për pozitën e parë.

Sfida e fundit për xhiron 18-të do të jetë ajo në mes të Bashkimit e Rahovecit.

Prizrenasit cilësohen favorit, duke parë formën tejet të dobët të vreshtarëve, të cilët e shohin vetën në fund të tabelës.

/Shqip.com